NQP, transporti publik në Shkup është normalizuar

23.01.2024 17:25

Është normalizuar transporti me autobus....

Është normalizuar transporti me autobus. Punëtorët e Ndërmarrjes për Qarkullim Publik morën pagën e dhjetorit. Nëpër pikat e pritjes së autobusit në Shkup, sot vërehet numër i madh i qytetarëve, të cilët presin për të udhëtuar.

Ata thonë se sot nuk kanë pritur gjatë, megjithatë, ka shumë nga autobusët të cilët nuk kanë kushte të mira. Ka edhe disa nga qytetarët që thonë se sërish ka vonesa.

Ka, tani ka rregullisht. Dje nuk gjendeshin askund.”, - theksoi një qytetar.

Problem se nuk ka autobusë, ka por janë të rrallë.”, - u shpreh një qytetar tjetër.

Kaluan tre-katër autobusë privatë, kaluan ato shtetërorë. Unë jam duke pritur për një autobus që duhet të vijë për dy minuta.”, - tha një qytetar.

Kanë filluar të qarkullojnë, mirëpo nuk ka autobusë. Të gjithë shkojnë me taksi, nuk e di!”, - tha një qytetar tjetër.

Se si është gjendja në NQP, flet drejtori i kësaj ndërmarrjeje, Kërste Petreski.

“Ndërmarrja për Transport Publik me mjetet e veta prej 14 milionë denarësh ka paguar të dyja pagat për muajin nëntor dhe dhjetor. Pra, një përgjigje e shkurtër, e qartë, e saktë për të mos përhapur të pavërteta, ku janë paratë?!”, - u shpreh drejtori i NTP-së, Kërste Petreski.

Sipas menaxhmentit, NQP-së vetëm për karburant shpenzon nga 45 deri në 50 milionë denarë në muaj. Kur i mbledh të gjitha shpenzimet që ka kompania, shuma është 100 milionë dhe kompania thotë se drejtori ka 75 milionë dhe nuk i mbulojnë dot shpenzimet bazë.

Paga mesatare në NQP është 33 mijë denarë, ndërsa me shtesat arrin deri në 50 mijë denarë.  NQP-ja ka pritur tre vite për pagesën e subvencioneve nga Qeveria ose 120 milionë denarë në vit. (Sedat Selimi, TVM2)