ITShKSh-ja, me 6 qendra rajonale dhe 2 departamente të reja

23.01.2024 17:58

Në një takim pune që ka realizuar drejtori i ITShKSh-së, Skender Asani...

Në një takim pune që ka realizuar drejtori i ITShKSh-së, Skender Asani dhe ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, u konfirmua vendimi për zyrtarizimin e tetë departamenteve të reja të Institutit, gjashtë prej të cilave do të jenë departamente rajonale, të cilat  do të shërbejnë si zgjatim i punës së institutit, i cili,  tashmë e decentralizuar, do të arrijë të prekë edhe në qytetet e tjera shqipfolëse në vend.

Në këtë formë ato do të promovojmë mundësi të reja kërkimore të njohjes së vlerave të trashëgimisë kulturore lokale.

Këto gjashtë departamente do të jenë: Departamenti i Trashëgimisë Kulturore në Strugë, Departamenti i Trashëgimisë Kulturore në Dibër, Departamenti i Trashëgimisë Kulturore në Manastir, Departamenti i Trashëgimisë Kulturore në Kërçovë, Departamenti i Trashëgimisë Kulturore në Tetovë, Departamenti i Trashëgimisë Kulturore në Kumanovë.

Dy departamentet e tjera janë ai i  Qendrës Multimediale dhe Dokumentare dhe Departamenti i Mërgatës, njoftojnë nga ITShKSh-ja.