Botë

Spanjë: Arrestohet një familje që donte t’i bashkohej IS-it

31.03.2015 12:35

Ministria e brendshme në Spanjë njofton se ka arrestuar katër anëtar të një familje, përfshirë dy të mitur pasi dyshohet se ishin rrugës për në Siri, që të bëhen xhihadistë...

Një komunikatë e kësaj ministrie ka thënë se çifti dhe dy djem, nën moshën 16 vjeçare, janë arrestuar në Badalona, një qytet afër Barcelonës.
 
Ministria ka thënë se besojnë që një djalë tjetër i të njëjtit çift ka vdekur vitin e kaluar pasi iu kishte bashkuar militantëve të Shtetit Islamik në Siri.
 
Fëmijët adoleshent e kishin lënë shkollën në Spanjë, dhe kishin shkuar në Marok për të studiuar Kuranin.
 
Identiteti i familjës së arrestuar nuk është publikuar./mia