Botë

Armëpushim historik në Burmë

31.03.2015 12:41

Presidenti i Burmës, Thein Sein, ka marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të një draft marrëveshje të armëpushimit që i jep fund konfliktit mbi 65 vjeçar në shtetin e Azisë juglindore...

Përfaqësues të qeverisë dhe Ekipit Koordinues të Armëpushimit Mbarëkombëëtar, që përfaqëson 16 grupe të armatosura etnike në vendin që gjithashtu njihet me emrin Mianmar, sot e kanë nënshkruar marrëveshjen e armëpushimit.
 
Kombet e Bashkuara e kanë quajtur marrëveshjen një arritje historike.
 
Qeveria pjesërisht civile që erdhi në pushtet në vitin 2011, pas 49 vjetësh të regjimit ushtarak e kishte bërë prioritet dhënien fund të konfliktit të armatosur.
 
Marrëveshja tani duhet të aprovohet nga liderët e rebelëve etnik.