Maqedoni
Formimi i Qeverisë teknike, Kovaçevski konfirmon dorëheqjen të enjten
24.01.2024 13:41
Kryeministri Dimitar Kovaçevski konfirmon dorëheqjen e tij të enjten...

Kryeministri Dimitar Kovaçevski konfirmon dorëheqjen e tij të enjten, për t’i hapur rrugën formimit të Qeverisë teknike më 28 janar.
Kovaçevski thotë se me tërheqjen e tij dorëhiqet e gjithë qeveria. Kryeministri fton të gjitha partitë me theks të veçantë VMRO-në opozitare që të mbështesin Qeverinë teknike dhe Talat Xhaferin për kryeministër.
