Botë
Beograd, zjarr në qendrën tregtare kineze
24.01.2024 14:03
Qendra tregtare kineze në bllokun 70 në Beogradin e ri është kapluar nga zjarri...

Operacioni për shuarjen e zjarrit në qendrën tregtare kineze është tejet i komplikuar, ka deklaruar për mediat serbe, shefi i sektorit për gjendje të jashtëzakonshme, Luka Çashiq. Sipas tij janë dëgjuar disa shpërthime, ndërsa në shuarjen e zjarrit janë përfshirë edhe disa helikopterë.
Sipas tij, zjarri është shkaktuar brenda dy deri në tre minuta, ndërsa zjarrfikësit kanë arritur brenda 5 minutash, por objekti ishte kapluar nga flaka.
Policia serbe e ka evakuuar një pjesë të njerëzve që ndodhen pranë qendrës tregtare kineze në Beograd, për shkak të shpërthimit të bombolave të gazit, të cilat janë të shumta në objekt.
Raportohet se atje, shpërthimet janë duke ndodhur vazhdimisht, teksa flakët kanë shpërthyer në orën 07:00.
