Maqedoni

Edukatoret me kontrata në çerdhet e Strugës kërcënojnë me protestë, nëse nuk marrin vendime

24.01.2024 14:21

Njëzet edukatore të cilat punojnë me kontrata pune në çerdhet e Strugës...

Njëzet edukatore të cilat punojnë me kontrata pune në çerdhet e Strugës ankohen se me vite po punojnë me kontrata pune pa sigurim shëndetësor dhe pensional, ndërsa edhe rroga që marrin është shumë më e vogël se rroga minimale. Ata kërkojnë që urgjentisht të zgjidhet çështja e vendimeve të punës, në të kundërtën nga një shkurti kërcënohen me mos shkuarje në punë.  
 
“Punojmë me kontratë, marrim deri në 10 mijë denarë rrogë, presim që të marrim të gjithë vendime. 4 muaj nuk jemi në punë. kemi bërë kërkesë në komunë të na rregullojnë, nuk ka përgjigje askund.”, - u shpreh edukatorja me kontratë, Semra Shahin.
 
“Problemi ynë është me çerdhen që zgjat me vite. Fillimisht punojmë me kontratë, marrim deri në 10,000 denarë. Nga 1 shkurti na thanë se rroga do të jetë 5,000 denarë. Ne nuk kemi asnjë sigurim, as sigurim shëndetësor. Ky problem vazhdon prej vitesh, ne kemi njoftuar edhe komunën, po kërkojmë të drejtat tona.”, - theksoi kujdestarja me kontratë në çerdhe, Daniela Julovska. 
 
“Unë konkretisht prej në shkurt të vitit 2018 jam me kontratë, 3 ose 4 muaj në vit nuk paguhem. Rroga është 11 mijë denarë. Ne regjistrohemi tek enti për punësim si të papunë, gjë që është e kotë.”, - theksoi edukatorja me kontratë në çerdhe, Vesna Markoski.
 
Edhe të punësuarit në këto çerdhe mbështesin koleget e tyre me kontrata, duke theksuar se pa ata çerdhet në Strugë nuk do të kenë mundësi të punojnë. 
 
“Grupi im do të mbetet pa edukatore me 28 fëmijë të regjistruar, më duhet të punoj vetëm. Po ato grupe që nuk kanë asnjë të punësuar të rregullt në fakt duhet të mbyllen dhe t’i kthejmë fëmijët nga data 1 shkurt të mos vijnë në çerdhe.”, - u shpreh e punësuara e rregullt në çerdhe, Simonka Jakanoska. 
 
Kërkesa për punësimin e rregullt të edukatoreve dhe kujdestareve në çerdhen “Flutura” është bërë nga drejtoresha e çerdhes në prill të vitit të kaluar, por nuk është pranuar nga ana e Ministrisë për Punë dhe Politikë Sociale. E pafuqishme për ta zgjidhur këtë problem, drejtoresha e çerdhes para disa ditësh ka dhënë dorëheqje. 
 
ILMIE ZHAKU