Ekonomi
Tarifa prej 200 denarësh për qasje në rrjet, Bislimoski: Nuk do të jetë në faturën e janarit
24.01.2024 15:15
Në faturat e rrymës që qytetarët i kanë marrë për muajin dhjetor është përfshirë edhe tarifa prej 200 denarësh...

Në faturat e rrymës që qytetarët i kanë marrë për muajin dhjetor është përfshirë edhe tarifa prej 200 denarësh për qasje në rrjet. Kjo tarifë, siç është paralajmëruar nga Komisioni Rregullator për Energjetikë, është dashur të fillojë të paguhet nga muaji janar. Kryetari i Rregullatorit, Marko Bislimoski, thotë se për këtë arsye nuk do të ketë pagesë për qasje në rrjet për muajin janar.
“Në vetë faturat tashmë ka konsum që i referohet edhe janarit dhe për këtë e kanë futur, ndaj nuk kanë gabuar, por për të rritur besimin në faturën e janarit, nuk do të ketë atë tarifë, në mënyrë që qytetarët ta dinë se askush nuk po bën fitime shtesë.”, - deklaroi kryetari i KRRE-së, Marko Bislimovski.
Faturat e larta të energjisë elektrike, Bislimovski: Po veprojmë mbi ankesat e qytetarëve
Ndërkohë në Komisionin Rregullator për Energjetikë kanë ardhur ankesa nga qytetarët për fatura të larta për muajin dhjetor.
“KRrE ka pranuar 10-15 ankesa nga qytetarët për faturat e energjisë elektrike. Ne i trajtojmë si ankesa dhe më tej kërkojmë informacion nga operatori i sistemit të shpërndarjes së energjisë elektrike, i cili është i detyruar të na përgjigjet dhe në bazë të këtyre kundërshtimeve, KRrE më pas merr vendime. Ndaj edhe një herë apelojmë tek qytetarët që të shfrytëzojnë mundësinë për vetë lexim.”, - theksoi kryetari i KRrE-së, Marko Bislimovski.
Në faturën mujore, përveç çmimit të energjisë elektrike dhe çmimit për tarifën e rrjetit, ku përfshihet transmetimi dhe shpërndarja, zëri për shpërndarje është i ndarë edhe me nënzëra për qasje në rrjet.
ERSAN PAJAZITI
