Botë
"Lufthanza" ka siguruar 300 milionë dollarë dëmshpërblim për rrëzimin e aeroplanit të "Gjermanuings"
31.03.2015 12:53
Aviokompania gjermane "Lufthanza" ka siguruar 300 milionë dollarë për shpenzimet e përgjithshme rreth fatkeqësisë së aeroplanit të kompanisë "Germanuings", "firma e saj bijë"...

Në kumtesën e "Lufthanzës", që e transmetojnë mediat gjermane, thuhet se përmes një konsorciumi për sigurim të kësaj vlerejanë kalkuluar shopenzimet për dëmshpërblim financiar për familjet e 150-viktimave, shkatërrimin e aeroplanit "Erbas A320" dhe pagesë të shpenzimeve për shërbimet e psikologëve dhe ekspertëve të tjerë për situatat e krizës.
Me këtë kumtesë, zëdhënësi i "Lufthanzës" e konfirmoi shkrimin në gazetën gjermae "Handelsblat" se paratë i ka siguruar një konsorcium për sigurim, në të cilin shtëpia e sigurimit në Munih "Alianc" e luan rolin udhëheqës./mia
