Renditja e IFFH-së, “LPFM-ja” ngjitet me 15 vende në renditjen botërore

24.01.2024 16:01

Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave në Futboll, IFFHS ka publikuar renditjen me kampionatet më të forta të vitit 2023...

Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave në Futboll, IFFHS ka publikuar renditjen me kampionatet më të forta të vitit 2023 ku përfshihen të gjitha ligat e Botës. Liga e parë futbollistike e Maqedonisë, renditet në pozitën e 60-të në klasifikimin e IFFHS për vitin 2023. Në renditje kampionati LPFM-ja, ka përmirësuar 15 pozicione krahasuar me vitin 2022.  LPFM-ja, ka 337,25 pikë në këtë klasifikim ku përfshihen të gjitha kampionatet në të gjithë botën.
 
Ndërsa kampionati Shqiptar i futbollit “Abissnet Superiore” renditet i 41-ti. Në këtë  renditje kampionati shqiptar  ka përmirësuar 25 pozicione krahasuar me vitin 2022, teksa pozicioni aktual është më i miri në histori sipas IFFHS-së dhe 410,5 pikë. Po ashtu edhe Superliga e Kosovës, në këtë renditje të kampionateve kombëtare ka shënuar një ecje para për plotë 13 pozita. Ajo tani me 402,75 pikë e mban pozitën e 43-të.
 
Nga TOP 5, anëtaret e UEFA-së, ose  kampionatet e botës sipas IFFH-sës, nuk ka ndryshime. “Seria A” italiane mbetet e para  me 1619,5 pikë, e ndjekur nga Premier Liga, La Liga, Brazili dhe Bundesliga. Ligue 1 e Francës, mban pozitën e gjashtë në këtë renditje. (Gazetar Safet Ademi)