“Euro 2024 – hendboll”, Sonte mësojmë gjysmëfinalistin e tretë
24.01.2024 16:03
Kombëtarja e Danimarkës dhe Suedisë, janë renditur në dy pozitat e para të grupit të dytë të evropianit të hendbollit “Gjermania 2024”....
Kombëtarja e Danimarkës dhe Suedisë, janë renditur në dy pozitat e para të grupit të dytë të evropianit të hendbollit “Gjermania 2024” dhe me këtë kanë siguruar kualifikimin në ½ finale. Këtu si kryesues I renditjes nga grupi I parë ju bën shoqëri Franca. Pra ka mbetur vetëm plotësimi edhe i një vendi të mbetur bosh në gjysmëfinale dhe këtë do ta mësojmë pas ndeshjeve të sotme në grupit të parë. Katër kombëtaret më të mira do të luftojnë për medalje në këtë evropian.
Për momentin më afër një suksesi të tillë apo kualifikimin në gjysmëfinale është vendi organizator Gjermania, e cila ka një pikë më shum se Hungaria dhe Austria. Në rast se gjermanët e mundi Kroacinë, e cila është e fundit në renditje, në gjysmëfiale do të përballet me Danimarkën, ndërsa në gjysmëfinalen e dytë do përballen Franca dhe Suedia. Kjo ditë është mjaft interesante edhe për fakt se nga rezultatet e këtyre ndeshjeve, do të ndahen edhe vizat për LOV “Paris 2024” ose do të vendosin se si do të duket eliminatoret për eventin më të madh sportive botëror. Matematika ka të shumta, ndërsa një prej tyre thotë se Kroacisë më shum I konvenon të humbas nga Gjermania dhe kështu vetes do ja hapë një rrugë më të lehtë për eliminatoret olimpike që kalon përmes Spanjës, Brazilit apo Bahreinit. Në Paris shkojnë vetëm dy kombëtare. (Gazetar Amir Duraku)
“EURO 2024 – HENDBOLL”, XHIROJA E 3:-
Grupi 1
- Austrija - Island 15.30 (TVM)
- Francuska - Mađarska 18.00
- Nemačka - Hrvatska 20.30 (TVM)