Thompson pezullohet për 25 ndeshje

24.01.2024 16:04

Basketbollisti i Cleveland Cavaliers Tristan Thompson (32), për shkak të shkeljes së programit të luftës....

Basketbollisti i Cleveland Cavaliers Tristan Thompson (32), për shkak të shkeljes së programit të luftës kundër dopingut është pezulluar për 25 ndeshje pa pagesë, bëri të ditur NBA liga. Thompson ka rezultuar pozitiv në ibutamoren (SARM LGD-4033), të cilin e shrytëzojnë bodybuilderët si dhe peshngritësit për forcimin e muskujve.
 
Këtë stinor Thompson, ka një mesatare prej 3.8 pikë dhe 3.9 kërcime në 36 ndeshje. Ai karrierën në NBA e filloi tek Cavs, të cilën e zgjodhën (2011) si zgjedhja e katërt në draftin e NBA. Në Cleveland, qënderoi deri në 2020, ndërsa 2016-tën e fitoi titullin e kampionit. Më pas luajti tek Boston, Sacramento, Chicago, Indiana dhe Los Angeles Lakers. Në  Cleveland, u kthye majin e kaluar.