New Orleans me rekord të ri

24.01.2024 16:07

Mbrëmjen e kaluar në NBA, janë zhvilluar pesë ndeshje, ndërsa në Los Angeles dhe New York...

Mbrëmjen e kaluar në NBA, janë zhvilluar pesë ndeshje, ndërsa në Los Angeles dhe New York u luajtën derbit lokal në të cilët triumfuan Los Angeles Clippers dhe New York Knicks….
 
New Orleans Pelicans  me rezultatin e lartë 153-124 e mundën Utah Jazz dhe me këtë kanë thyer rekordin e tyre sa ju përket pikëve të shënuara në një ndeshje. Rekordi i më parshëm  i  New Orleans ishte fitorja me 149-129 ndaj Sacramento Kings në vitin 2018. Skuadra e Clippers tregoi forcën në ndeshjen derbi ndaj Lakers, duke fituar 127-116. Takim në përgjithësi i ekuilibruar e ku te Lakers u ndje mungesa e LeBron James. Më i miri për Clippers ishte Kawhi Leonard, që realizoi një “triple double”, me 25 pikë, 11 rebound e 10 asist, mbështetur nga Harden me 23 pikë. Fiton edhe ekipi kampion i Denver, që mundi 114-109 Indiana jashtë fushe. 
 
Edhe Nikola Jokic realizoi një “triple double”, me 31 pikë 13 rebound e 10 asist, mbështetur edhe nga Murray po me 31 pikë. New York, falë 60 piklëve të dyshes Randle-Brunson, mundi 108-103 Brooklyn.
 
NBA-Rezultatet e sotme
  • Indiana – Denver, 109-114
  • Brooklyn – New York, 103-108
  • New Orleans – Utah Jazz, 153-124
  • Oklahoma – Portland, 111-109
  • Clippers – Lakers, 127-116