Maqedoni

Shteti dhe siguria, ministrat e resorëve: Integrimi në NATO dëshmoi përfitimet

24.01.2024 16:10

Integrimi i Maqedonisë së Veriut në strukturat euroatlantike është fitimprurës dhe kjo është parë çdoherë...

Integrimi i Maqedonisë së Veriut në strukturat euroatlantike është fitimprurës dhe kjo është parë çdoherë kur bota është kërcënuar nga pasiguria dhe krizat, tha ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska, duke numëruar avantazhet dhe progresin që kur vendi ynë u bë anëtare e NATO-s. Dëshmia e sigurisë së vendit më së shumti reflektohet sidomos pas luftës në Ukrainë, tha ajo. Potencoi edhe investimin në modernizmin dhe përmirësimin e kushteve në Armatë.
 
“Nëse në atë ditë, në atë vit nuk do të ishim vend anëtarë i aleancës, asnjë ministër i Mbrojtjes, pa dallim nëse kam qenë unë apo dikush tjetër, nuk do të kishte mundur të japë përgjigje ashtu siç u pata përgjigjur unë në atë kohë, dhe ajo është se Republika e Maqedonisë së Veriut  është e sigurt në aspekt të kërcënimeve konvencionale, sepse është vend anëtarë i aleancës. Por, si e arritëm këtë? Momenti kyç ishte marrja e vendimit  të rëndësishëm politik në vitin 2018.”, - deklaroi ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska.
 
Edhe resori i brendshëm lavdërohet me punën dhe efikasitetin policor dhe uljen e kriminalitetit në vitin që lamë pas.
 
“Ulja e kriminalitetit të përgjithshëm në shtet dhe e dyta, efikasiteti i policisë në zbulimin e veprave penale. Këto janë dy parametra të  rëndësishme në bazë të së cilave mund të bëhet  vlerësimi dhe nëse flasim për vitin 2023, në krahasim me vitin e kaluar kemi ulje diku për 8% të kriminalitetit të përgjithshëm.”, - theksoi ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski.
 
Perspektiva e vendit bëhet e plotë kur të arrihet edhe integrimin në Bashkimin Evropian, vlerëson ish-ambasadori, Nano Ruzhin.
 
“Të vërtetohen interesat vitale të një shteti dhe shoqërie, të vërtetohen rreziqet dhe kërcënimet kryesoretë shtetit dhe e treta, të shpërndahen resurset e shtetit, ekonomike, politike, ushtarake dhe sociale, në mënyrë që të mbrohen këto interesa vitale. Kjo mund të bëhet vetëm në suaza të një institucioni, organizate siç është Bashkimi Evropian.”, - u shpreh ish-ambasadori, Nano Ruzhin.
 
Këto komente u thanë në ditën e dytë të konferencës vjetore, organizuar nga Qeveria e vendit mbi mundësitë evropiane në vitin 2024.
 
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU