Odermatt triumfoi në Schladming
24.01.2024 16:12
Zvicerani Marc Odermatt me një rrëshqitje fantastike në rrëshqitjen e dytë, ia doli të triumfojë në garën...

Zvicerani Marc Odermatt me një rrëshqitje fantastike në rrëshqitjen e dytë, ia doli të triumfojë në garën e zhvilluar nën dritat e reflektorëve në Schladming të Austrisë. Ai në rrëshqitjen e parë ishte renditur në pozitën e 11-të, por në të dytën eliminoi ngecjen dhe ia doli të shënojë fitoren e pestë sezonale në sllallom të madh.
Ndryshe për Odermat ishte kjo fitorja e tij e tetë me radhë në slalom të madh ose e 32-ta në karrierë në garat e Kuopës së Botës. Pas tij me kohë më të dobët prej 5 të qindtat ishte austriaku Manuel Feller, I treti me 29 të qindtat kohë më të dobët ishte slloveni Zhan Kranjec. Odermat në renditjen e sllallomit të madh kryesor me pikë maksimale 500, para kraotit Zubçiç dhe sllovenit Kranjec.
