Vokshi delë nga shtegu

24.01.2024 16:14

Skitari i ri kosovar Klos Vokshi ka garuar sot në sllallom të madh në Lojërat Olimpike Dimërore për të Rinj në Gangwon...

Skitari i ri kosovar Klos Vokshi ka garuar sot në sllallom të madh në Lojërat Olimpike Dimërore për të Rinj në Gangwon të Koresë së Jugut. Ai nuk e përfundoi garën me sukses, duke dalë nga shtegu në lëshimin e dytë.
 
Sipas njoftimit të Komitetit Olimpik të Kosovës, Vokshi në lëshimin e parë ishte i 54-ti prej 79 skitarëve të rinj. Të dy lëshimet me sukses i kanë përfunduar 50 skitarë. Garën e fitoi skitari francez Nash Huot-Marchand me kohë prej 1:34.37 minuta. Skitarët kosovarë në këtë olimpiadë Vokshi e Lirika Deva e kanë edhe garën e sllallomit.