SHBA-ja shpall listën e lojtarëve për LOV “Paris 2024”
24.01.2024 16:15
Është publikuar lista e zgjeruar e ekipit të basketbollit të SHBA-së për Lojërat Olimpike në Paris...

Është publikuar lista e zgjeruar e ekipit të basketbollit të SHBA-së për Lojërat Olimpike në Paris, në të cilën janë 41 lojtarë. Në listën e kombëtares janë, ndër të tjera, yjet e mëdhenj të NBA-së, Stephen Curry, Anthony Davis, Kevin Durant, Joel Embiid, LeBron James, Kyrie Irving, Kaëhi Leonard, Damian Lillard, Chris Paul, Jayson Tatum e shumë të tjerë.
Skuadra do të drejtohet nga trajneri aktual i Golden State Ëarriors, Steve Kerr dhe do të asistohet nga Mark Feë nga Universiteti Gonzaga, trajneri i LA Clippers, Tyronn Lue dhe trajneri i Miamit, Erik Spoelstra. Amerikanët deri më tani kanë marrë pjesë 19 herë në Lojërat Olimpike në basketboll dhe kanë fituar 16 medalje të arta, dy të bronzta dhe një të argjendtë.
