Maqedoni

Konferenca “Mundësi për ty”, mundësitë e bashkëpunimit tejkufitar RMV - Serbi

24.01.2024 16:51

Nën organizim të Qendrës për Zhvillimin e Rajonit Planor të Shkupit u mbajt konferenca e përbashkët dyditore...

Nën organizim të Qendrës për Zhvillimin e Rajonit Planor të Shkupit u mbajt konferenca e përbashkët dyditore ndërkufitare për rrjetëzimin dhe bashkëpunimin e sektorit publik dhe privat në fushën e punësimit dhe mobilitetit të fuqisë punëtore në zonën ndërkufitare të Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut. Konferenca u vlerësua si një hap i rëndësishëm në drejtim të përmirësimit të bashkëpunimit ndërkufitar ndërmjet Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, për stimulimin ekonomik të shtetit, si dhe për "urat" aktuale dhe të ardhshme të bashkëpunimit mes dy vendeve fqinje dhe forcimit të punësimit në zonat e tyre rajonale.
 
“Konferenca e titulluar “Mundësi për ty”, është e financuar nga Bashkimi Evropian, dhe qëllimi i kësaj konference është rrjetëzimi i këtyre dy regjioneve edhe atë në mes sektorit publik dhe privat dhe pritshmëritë tona janë që ta sforcojmë bashkëpunimin ndërkufitar në drejtim të punësimit dhe mobilitetit të fuqisë punëtore në zonën ndërkufitare në të dyja regjionet.”, - deklaroi drejtori i QZhRPSh, Jane Micevski.
 
“Ky projekt është i një rëndësie të veçantë, jo vetëm për komunën e Vllasotinicës, por edhe për të gjitha komunat tjera përreth, sepse jep mundësi për punësim dhe mobilizim të fuqisë punëtore në zonën ndërkufitare të Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.”, - theksoi kryetari i komunës së Vllasotinicës, Bratislav Petroviq. 
 
Konferenca organizohet në kuadër të projektit "Mundësi për ty", financuar nga Programi IPA II për Bashkëpunim Ndërkufitar i Bashkimit Evropian dhe vendeve pjesëmarrëse.
 
FITIM KRYEZIU