Maqedoni
Kovaçevski takon ambasadoren, Ageler: SHBA-ja dëshiron ta shohë RMV-në sa më parë në BE
24.01.2024 17:28
Kryeministri Dimitar Kovaçevski ka takuar ambasadoren...

Kryeministri Dimitar Kovaçevski ka takuar ambasadoren amerikane në vend, Anxhela Prajs Ageler.
SHBA-ja dëshiron ta shohë Maqedoninë e Veriut sa më parë në Bashkimin Evropian, thotë Kovaçevski, në publikimin e tij në fejsbuk.
“Edhe një herë u konfirmua mbështetja e vendosur nga ShBA-ja për politikat tona evropiane. E vlerësojmë lart dashamirësinë e miqve tanë amerikanë, të cilët në takimin e liderit kushtuar Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor përsëritën mesazhin se do të vazhdojnë së bashku me ne në rrugën evropiane.”, ka shkruar Kovaçevski.
Hapi ynë i radhës drejt integrimit evropian, është i shumëpritur dhe i përkrahur ndërkombëtarisht si kurrë më parë, shkruan më tej Kovaçevski.
“Besoj se ky moment do të njihet nga forcat pro evropiane të shoqërisë që do të mbrojnë vizionin e një shteti evropian. Prapa këtij vizioni qëndron koncepti ynë për perspektivat evropiane dhe për një të ardhme të sigurt evropiane në kundërshtim me konceptin e pasigurisë dhe izolimit.”, nënvizoi Kovaçevski, pas takimit me ambasadoren amerikane.
