Maqedoni
Kovaçevski: LSM-së t’i kthehet objekti
24.01.2024 17:40
Kryeministri në largim, Dimitar Kovaçevski, thotë se është në anën e Lidhjes së Sindikatave dhe kërkon që t’i kthehet objekti....

Kryeministri në largim, Dimitar Kovaçevski, thotë se është në anën e Lidhjes së Sindikatave dhe kërkon që t’i kthehet objekti.
“Unë jam anëtar i Sindikatës nga viti 1999 dhe jam 100% në anën e Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë në anën e punëtorëve. Pyetni gjykatën se në çfarë baze e kanë sjellë vendimin. Unë nuk komentoj asnjëherë vendime gjyqësore, por unë jam në anën e Lidhjes së Sindikatave dhe popullit punëtorë të Maqedonisë. T’u kthehet objekti.”, - deklaroi Kryeministri, Dimitar Kovaçevski.
