Ekonomi

Rritet numri i punëtorëve në industri

31.03.2015 13:47

Numri i punëtorëve në industri në shkurt është rritur për 2,5 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2014, njoftoi sot Enti Shtetëror për Statistikë...

Rritje prej 3,4 për qind ka në sektorin e Industrisë së përpunimit, ndërsa ulje për 4,1 për qind në Minierë dhe nxjerrjen e gurit dhe për tre për qind në Furnizimin me energji elektrike, gaz, avull dhe kondicioner.
 
Sipas grupeve kryesore industriale rritje është shënuar te Prodhimet intermediare, përveç energjisë për 5,2 për qind, Prodhimet kapitale për 22,5 për qind dhe Prodhimet  e qëndrueshme për konsum të gjerë për 3,2 për qind, ndërsa ulje ka te Energjia për 6 për qind dhe Prodhimet e paqëndrueshme për konsum të gjerë për 0,7 për qind.
 
Në periudhën janar-shkurt ka rritje të numrit të punëtorëve për 2,8 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2014./mia