Maqedoni
KShZ: Zgjedhjet do të kushtojnë 17 milionë euro
24.01.2024 17:51
Zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare do t’i kushtojnë vendit rreth 17 milionë euro...

Zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare do t’i kushtojnë vendit rreth 17 milionë euro, bën të ditur KShZ-ja. Nënkryetarja e Komisionit, Ditmire Shehu, tha se janë bërë të gjitha përgatitjet që zgjedhjet të jenë demokratike dhe në përputhje me ligjin
“KShZ-ja, mund të them një vit përgatitet që këto zgjedhje të organizohen në mënyrë demokratike, korrekte, të sigurt dhe sipas ligjit. Buxheti i plotë që do ta shfrytëzojë KShZ-ja për këto zgjedhje është rreth 17 milionë euro. Këtu përfshihet edhe reklamimi i paguar politik.”, - deklaroi nënkryetarja e Komisionit, Ditmire Shehu.
