Botë

Rrëzohet një aeroplan në Rusi, 74 të vdekur, mes tyre 65 ukrainas të burgosur

24.01.2024 18:18

Një aeroplan ushtarak, në të cilin besohet se kanë qenë 65 ukrainas të burgosur në luftë...

Një aeroplan ushtarak, në të cilin besohet se kanë qenë 65 ukrainas të burgosur në luftë, është rrëzuar në rajonin Belgorod të Rusisë dhe të gjithë 74 personat në bord kanë vdekur. 
 
Ministria ruse e mbrojtjes, njoftoi se në rajonin Belgorod u rrëzua avioni i llojit İl-76, në të cilin ndodheshin 74 persona, përfshirë 65 ushtarë ukrainas, 3 shoqërues si dhe 6 persona nga ekuipazhi avionit.
 
Për rrëzimin e këtij aeroplani, Rusia akuzoi Ukrainën. Por, zyrtarët në Kiev bënë thirrje kundër shpërndarjes së informacioneve të paverifikuara.