VMRO-DPMNE përcakton kuadrot, pjesë e Qeverisë teknike
25.01.2024 10:34
VMRO-DPMNE ka përcaktuar emrat e kuadrove....

VMRO-DPMNE ka përcaktuar emrat e kuadrove, përkatësisht emrat e dy ministrave dhe tre zëvendësministrave shtesë në Qeverinë teknike, e cila duhet të zbatojë zgjedhjet e planifikuara për 24 prill dhe 8 maj.
Nënkryetari i kësaj partie, Timço Mucunski, ka publikuar emrat e ministrave dhe zëvendësministrave të kësaj partie që do të marrin pjesë në Qeverinë teknike.
Për ministër të brendshëm është propozuar avokati, Pançe Toshkovski. Gjoko Velkovski është propozim për kandidat për ministër të Punës dhe Politikës Sociale.
Për zëvendësministër shtesë në Ministrinë e Financave është propozuar Elena Petrova, ekonomiste e diplomuar.
Cvetan Tripunovski është propozuar për zëvendësministër shtesë në ministrinë e Bujqësisë. Pylltarisë dhe Ujërave.
Stefan Andonovski, ish-sekretar ndërkombëtar i partisë dhe këshilltar në Këshillin e Qytetit të Shkupit, është propozuar për zëvendësministër shtesë në Shoqërinë Informatike.
Ndërkohë, më herët kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, bëri të ditur se deputetët e partisë së tij nuk do ta votojnë Talat Xhaferin për kryeministër të Qeverisë teknike, ata do të jenë prezentë në seancën e Kuvendit kur do të votohet Qeveria teknike, por nuk do të votojnë.
