“Llaskarca”, Penalja pritet të shpallë aktvendim për rastin
25.01.2024 10:54
Në Gjykatën Themelore Penale Shkup...

Në Gjykatën Themelore Penale Shkup sot duhet të shpallet aktvendimi për rastin “Llaskarca”, i cili ka të bëjë me fatkeqësinë e autobusit që ndodhi më 13 shkurt të vitit 2019, ku jetën e humbën 16 udhëtarë.
Në rastin, të akuzuar janë pronari i kompanisë “Durmo Turs”, përgjegjësi për transport në ndërmarrje, Remzi Miftari dhe shoferi i autobusit, Manoil Trifunovski, të cilët ngarkohen për vepra të rënda të kryera kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion, si dhe tre të punësuarit në stacionin për kontroll teknik, Igor Gjigjievski,
Goran Dukovski dhe Jane Bovarski, të cilët ngarkohen për pjesëmarrje në veprën e njëjtë.
Sipas nenit 300 paragrafi 2 nga Kodi Penal, për të cilin ngarkohen të akuzuarit, dënimi me burg është së paku katër vite.
