“Euro 2024 – Hendboll", kompletohen dyshet gjysmëfinale të Europianit
25.01.2024 14:06
Shumë hendbolldashës kanë pritur që vendi organizator...
Shumë hendbolldashës kanë pritur që vendi organizator të jetë gjysmëfinalisti i katërt dhe kjo ndodhi para se të luanin ndeshjen e fundit të Grupit 1, në të cilin me rezultatin 24:30 u mundën nga Kroacia.
Kështu pas zhvillimit të ndeshjeve të fazës kryesore të këtij evropiani, janë kompletuar edhe dyshet gjysmëfinale.
Gjermania me 26 janar nga ora 20:30 do të përballet me kampionin aktual botëror Danimarkën, ndërsa nga ora 17:45 do të përballen kampioni olimpik Franca dhe ai evropian Suedia.
Nga ora 15:00 po të premten për vendin e pestë do të përballen Hungaria dhe Sllovenia, ku fituesi i kësaj ndeshje mund të sigurojë eliminatoret për LOV “Paris 2024”.
Kroacia, falë rezultateve të ndeshjeve të tjera veçanërisht Islandës e cila mundi Austrinë do të luajë në eliminatoret për lojërat olimpike. Kroatët në botërorin e fundit ishin renditur në pozitën e nëntë.
Ndeshjet e fundit të këtij evropiani do të luhen dielën.