FIS –Schladming, slallom: Fitore e re për Strasser
25.01.2024 14:26
Skiatorit gjerman, Linus Strasser...
Skiatorit gjerman, Linus Strasser, ka shënuar fitoren e dytë në slalom edhe atë Brenda tre ditëve, ku pas Kitzbuehel më i shpejti ishte në Schladming.
Në kushte të vështira me të rreshura të shiut, gjermani 31- vjeçar kishte kohën më të mirë në rrëshqitjen e parë, ndërsa në të dytën u rendit në pozitën e shtatë, por e mjaftueshme që për 28 të qintat të jetë më i shpejtë se norvegjezi Timon Haugan.
Këtyre në podium iu bashkangjit fracezi Clement Noel, që për më shum se një second ishte më I ngadalshëm se fituesi i garës.
Zvicrani Marco Odermatt, ka bërë një hap të madh drejt titullit të tretë kampion, pasi në renditjen e përgjithshme ka 1256 pikë ose 596 më shum se i dyti francezi Cyprien Sarrazin (660).
Në garë për “Globin e vogël” të kristalt edhe më tej I pari është austriaku Manuel Feller me 440 pikë, ndërsa I dyti Linus Strasser ka 308 pikë.
KB - sllallom (6/12)
1. Manuel Feller (Aut) 440 pikë
2. Linus Strasser (Njem) 308
3. Timon Haugan (Nor) 228
4. Clement Noel (Fra) 212
5. Dave Ryding (VBR) 205
KB – renditja e përgjithshme (21/41)
1. Marco Odermatt (Zvi) 1256 pikë
2. Cyprien Sarrazin (Fra) 660
3. Manuel Feller (Aut) 559
4. Marco Schëarz (Aut) 464
5. Aleksander Aamodt Kilde (Nor) 440