Historia përsëritet, Bilbao në vazhdime eliminoi Barcelonën
25.01.2024 14:28
Historia përsëritet, Atletik Bilbao...

Historia përsëritet, Atletik Bilbao si në vitin 2022 ka eliminuar Barcelonën në ¼ e finales së Kupës së Mbretit.
Bilbao triumfoi me 4:2 (2:2, 1:2) edhe atë pas kohës shtesë.
Në “San Mames”, një nisje shokuese për katalanasit, të cilët pësuan menjëherë gol, që në minutën e parë nga Guruzeta.
Lewandowski 26’ dhe Yamal 32’ u kujdesën për të përmbysur gjithçka në pjesën e parë, me të besuarit e Xavit që shkuan në dhomat e zhveshjes me avantazhin 2-1.
Megjithatë, fillimi ë pjesës së dytë është ë njëjtë si në pjesën e parë, me Sancet që shënon dhe vendos barazpeshën në 2-2, rezultat që mbyll 90 minutat, pavarësisht mundësive të krijuara nga të dyja skuadrat.
Në shtesë Inaki 107’ dhe Nico Williams 120’ vulosën suksesin e skuadrës baske, që kualifikohet për në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit.
