Maqedoni

Shaqiri dhe Ageler nënshkruan memorandum për këmbim akademik

25.01.2024 14:27

Numri “një” i arsimit dhe shkencës, Jeton Shaqiri dhe ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup...

Numri “një” i arsimit dhe shkencës, Jeton Shaqiri dhe ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup, Anxhella Ageler nënshkruan memorandum për vazhdimin e zbatimit të programit për këmbim akademik “Fulbright”. Shaqiri dhe Agiler thanë se investimet në arsim dhe shkencë nuk kanë alternativë dhe të ndalur dhe se në këtë rrugëtim ShBA-ja mbetet mbështetës më i madh në përpjekjet për t’u integruar në botën e zhvilluar arsimore.
 
“”Fulbright” do të vazhdojë të motivojë bashkëpunimin midis institucioneve arsimore, shkencëtarëve, hulumtuesve të institucioneve midis dy shteteve, me të cilat do t’u japë mundësinë dhe perspektivën e hulumtuesve kërkimorë shkencorë dhe punëtorëve shkencorë, studentëve dhe ekspertëve, gjithashtu që të rrisin kompetencat dhe kualifikimet e tyre personale në shtet e ShBA dhe të njëjtën kohë të gjitha ato njohuritë, të cilat ato do t’i përfitojnë në bazë të këtij programi do të implementohen në vendin tonë.”, - deklaroi ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri.
 
“Me nënshkrimin e memorandumit të sotëm për bashkëpunim, ShBA-ja dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës e formalizojnë dhe zyrtarizojnë angazhimin tonë të përbashkët për zgjerimin dhe përforcimin e këtij programi për të dërguar më shumë studentë në të dy drejtimet përtej Atlantikut dhe për të përfituar më shumë ekspertizë nga e cila benefite do të kenë të dyja vendet.”, - theksoi ambasadorja e ShBA-së në Shkup, Anxhela Ageler.
 
Programi për këmbimin e përvojave dhe njohurive akademike, “Fulbright”, në vendin tonë ka një histori prej 77 viteve, tha Shaqiri, duke shtuar se vendi ynë do të vazhdojë edhe më tutje të shfrytëzojë maksimalisht këtë program. Interesimi për të hulumtuar dhe qëndruar në ShBA këtë vit është i madh, pasi që çdo vit rreth 40 universitete amerikane renditën në listën e ndër 100 universitetet më të mira në botë. Për dallim nga vitet e kaluara, këtë vit ka mundësi për të shkuar një numër më i madh i pjesëmarrësve në ShBA, pasi që janë rritur mjetet financiare për këtë program.
 
REXHEP QAMILI