NBA, Oklahoma merr kreun në Perëndim

25.01.2024 14:40

Basketbollistët e Detroit....

Basketbollistët e Detroit, kanë shënuar vetëm fitoren e pestë sezonale. Kësaj radhe në parket vendas me 113:106 e mundën Charlott. 
 
Më këtë fitore Detroit, i ka dhënë fund serisë negative prej tri humbjeve me radhë, por edhe më tej kaj përpjestimin më të dobët në NBA. Këta kanë 5 fitore dhe 39 humbje.
 
Milwaukee ngjitet në vendin e dytë në Konferencën e Lindjes, pas fitores 126-116 ndaj Cleveland. 
 
Ndeshje e kontrolluar nga vendasit, ku u dallua Giannis Antetokounmpo, autor i një “triple double” (35 pikë, 18 rebound, 10 asist). 
Mirë u paraqit edhe Lillard me 28 pikë.  Oklahoma ngjitet në krye të renditjes në Perëndim, pas fitrores 140-114 në fushën e San Antonio. 
 
Alexander Shai vijon të jetë lider te skuadra e Thunder, autor i 32 pikëve dhe 10 asistim. 
 
Rikthehet te fitorja Golden State, që mundi 134-112 Atlanta. Cuminga e Curry me nga 25 pikë secili dhe Thompson me 24, bënë diferencën në fushë. 
 
Zhgënjen Miami, që u mund 105-96 në fushën e tij nga Memphis dhe zbret në vendin e gjashtë. 
 
Vince Williams ishte shënuesi më i mirë për miqtë. Fitore të rëndësishme korri Phoenix, që falë 46 pikëve të Booker, mundi 132-109 Pheonix jashtë fushe. 
 
NBA-Rezultatet: 
Detroit – Charlotte, 113-106
Washington – Minnesota, 107-118
Miami – Memphis, 96-105
Houston – Portland, 131-137
Milwaukee – Cleveland, 126-116
Dallas – Phoenix, 109-132
San Antonio – Oklahoma, 114-140
Golden State – Atlanta, 134-112