Jubile, 100 vjet nga Lojërat e para Olimpike dimërore

25.01.2024 14:59

Në ditën e sotme para 100 viteve...

Në ditën e sotme para 100 viteve në qendrën franceze Chamonix, janë hapur  lojërat e para olimpike dimërore. Në olimpiadën e parë kanë marë pjesë  258  sportist nga 16 shtete dhe nga ajo kohë lojërat olimpike dimërore janë transferuar në ngjarjen më të rëndisishme sportive dimërore, shkruan Komiteti Olimpik Ndërkombëtar. 
 
Në kohën e sotme në lojërat dimërore mesatarisht marrin pjesë reth tre mijë sportist nga 90 shtete, ndërsa çdo katër vjet regjistrohet rritja e  numrit të sportistëve në disiplinat e ndryshme në të cilët bëjnë gara.
 
“Nëse hedhim një vështrim prapa në këto 100 vjet histori të Lojërave Olimpike Dimërore, mendoj se mund të kuptojmë se kishte një sërë destinacionesh - në atë kohë - pothuajse të panjohura për sportet dimërore. Fokusi kryesor i Agjendës Olimpike është të bëjë më të qëndrueshme Lojërat Olimpike dhe në veçanti Lojërat Olimpike Dimërore. Dhe ne po e arrijmë këtë në mënyra të ndryshme.” - tha Presidenti i KON, Thomas Bach. 
 
Lojërat e para olimpike dimërore në Chamonix, kanë nisur me 25 janar 1924 dhe janë mbyllur me 5 shkurt, në to kanë marë pjesë vetëm 13 femra. Ndërsa në lojërat e
“Pekin 2022”, morën pjesë 2.871 sportist prej të cilëve 45% ishin femra. 
 
Franca  tre herë ka qenë organizator i LOD në vitin 1924 në Chamonix,  në Grenoble 1968 si dhe Albertville 1992.  Lojërat Olimpike Dimërore në historinë e tyre 100 vjeçare vetëm dy herë nuk janë zhvilluar.