Maqedoni
Mexhiti: Qeveria teknike nuk është pengesë për punësime
25.01.2024 15:15
Formimi i Qeverisë teknike nuk është pengesë për shpalljet publike, thotë ministri i Shëndetësisë...

Formimi i Qeverisë teknike nuk është pengesë për shpalljet publike, thotë ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, duke theksuar se autoritetet do t’i punësojnë gjithsej 1,117 persona në institucionet shëndetësore. Me këtë rast, ministri njoftoi edhe për punën e Klinikës së Radiologjisë për çka tha se nuk ka nevojë për qendra rajonale për këtë punë, sepse klinika qendrore do t’i lexojë diagnozat e qytetarëve dhe se nuk ka nevojë për disperzim pune.
“Klinika e Radiologjisë do të jetë e centralizuar dhe nuk do të ketë më nevojë që në qendrat rajonale të kemi radiolog, sepse këtë do të mund ta lexojnë onlajn radiologët edhe kur nuk janë në orar të punës dhe normalisht do të paguhen më shumë për atë që e punojnë.”, - deklaroi ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti.
Në Klinikën e Hematologjisë hapet qendër e transplantimit të qelizave hematopoietike
Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, ka vizituar Klinikën Universitare për Hematologji me rastin e vënies në punë të Qendrës së sapo hapur për transplantimin e qelizave staminale hematopoietike në Klinikën për Hematologji. Drejtoresha e kësaj klinike tha se në vend, vetëm pesë mijë qytetarë janë regjistruar vullnetarisht në regjistrin maqedonas të donatorëve të palcës së ashtit, ndërsa në Kroaci ka 70 mijë donatorë vullnetarë. Apelon qytetarët nga mosha 18 deri në 50 vjeç në Institutin e Imunologjisë dhe Gjenetikës Njerëzore mund të dhurojë palcën e eshtrave dhe të shpëtojnë jetën e një njeriu.
“Unë pres që për një vit mbi 100 transplantime do të mund të zbatohen pikërisht në këtë repart, ndërsa deri më tani gati 60 transplantime i kemi zbatuar për një vit.”, - theksoi drejtoresha e Klinikës së Hematologjisë, Irina Panovska Stavridis.
Kjo qendër është mbështetur financiarisht nga ambasada amerikane me një milion euro, ndërsa fondet shtesë i ka siguruar FSSh-ja.
VLORA LATIFI TOPOJANI
