Maqedoni

Mbledhje rajonale e hidrometeorologëve, bashkëpunim për parandalimin e vërshimeve

31.03.2015 15:05

Vërshimet në vend dhe rajon shumë herë kanë shkaktuar dëme të mëdh...

Vërshimet në vend dhe rajon shumë herë kanë shkaktuar dëme të mëdha, ndërsa në parandalimin e tyre mund të japin kontribut konkret parashikimet precize meteorologjike.
 
Kjo u tha në mbledhjen rajonale të hidrometeorologëve të organizuar nga Drejtoria Hidrometeorologjike e Maqedonisë dhe Organizata Botërore Meteorologjike, ku u prezantuan kahjet për ballafaqimin me vërshimet dhe bashkëpunimi në nivel rajonal.
 
“Vërshimet e shpejta janë problem serioz dhe mendojmë se parandalimi, drejtimet, e veçanërisht pjesa trajnuese për hidrometeorologët tanë do të kontribuojë që Maqedonia ta kapë hapin që të ofrohet në nivel botëror”- deklaroi drejtori i Entit Hidrometeorologjik, Oliver Romevski.
 
“Bashkëpunimi ndërkombëtar, i cili do të pasojë pas mbledhjes, do të kontribuojë në parashikimet më cilësore dhe më të mira në vendet e Ballkanit perëndimor. Duhet të punohet në sisteme për vëzhgim, të cilat duhet t’i zhvillojnë shtetet që të mund të përballen me të gjitha fatkeqësitë që mund të ndodhin në të ardhmen si rezultat i reshjeve dhe ndryshimeve klimatike”- tha përfaqësuesi i Organizatës Botërore Hidrometeorologjike, Millan Daçiq.
 
“Bashkëpunimi ndërmjet meteorologëve dhe hidrologëve nga rajoni është i rëndësishëm. Vërshimet janë fenomen lokal dhe nuk ka një zgjidhje të vetme dhe qasje për t’u përballur me to. Bashkëpunimi i ndërsjellët  i meteorologëve dhe hidrologëve të Maqedonisë mundëson këmbim të të dhënave sa i përket të reshurave, sasisë së tyre dhe lagështisë së ajrit”- theksoi përfaqësuesi i Organizatës Botërore Hidrometeorologjike, Tomaso Abrate.
 
Sistemi i orientimeve dhe informatave do ta përmirësojnë alarmin për vërshime të rrëmbyeshme, me çka do të mundësohet sigurimi i mbrojtjes së jetës së njerëzve dhe të mirave materiale të qytetarëve, vlerësuan të pranishmit në debatin kushtuar përballjeve me vërshimet.
 
VLORA LATIFI-TOPOJANI