Maqedoni

Taravari: Kuvendi i ASh-së vendos për koalicion eventual

25.01.2024 16:33

Kuvendi partiak do të vendosë nëse ASh-ja do të garojë e vetme apo në koalicion parazgjedhor...

Kuvendi partiak do të vendosë nëse ASh-ja do të garojë e vetme apo në koalicion parazgjedhor, thotë kreu i kësaj partie, Arben Taravari. Ai thotë se aktualisht është në fuqi vendimi që kjo parti të garojë e vetme, por nuk e përjashtoi mundësinë që Kuvendi i ASh-së të merr vendim ndryshe, përkatësisht të koalicionojë me BDI-në apo opozitën shqiptare. Sido që të jetë vendimi, Taravari thotë se do ta respektojë.
     
“Unë e respektoj vendimin e organeve partiake, kështu që sidoqoftë që të vendose Kuvendi, ashtu do të veprojmë. Nuk është tash, por çdo herë kështu kemi vepruar”, tha Taravari.