Maqedoni
Problemet e shëndetit mendor, më shumë se gjysma e të rinjve kanë probleme
25.01.2024 17:17
Numri i të rinjve që kanë probleme me shëndetin mendor çdo vit vjen duke u rritur...

Numri i të rinjve që kanë probleme me shëndetin mendor çdo vit vjen duke u rritur. Më shumë e gjysma e të rinjve kanë probleme me depresionin, ankthin dhe stresin, njoftoi kryetari i Këshillit Rinor, gjatë promovimit të strategjisë nacionale për shëndet mendor.
“Strategjia bazohet në hulumtimin që tregon se është rritur shumë numri i të rinjve me probleme të shëndetit mendor. Rreth 60% e të rinjve kanë shenja depresioni, rreth 50% kanë ankth, e njëjta përqindje, pra 50% ndjehen të stresuar. Ndërkohë 57% e ndjejnë të nevojshme të trajtohen përmes seancave psikologjike që të mbajnë në formë vitale shëndetin mendor. Duke u bazuar në këto statistika, përmes konceptimit të Strategjisë Nacionale për të Rinjtë, të cilën e përgatit Këshilli Nacional me propozim të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, miratuar nga Qeveria, do të ofrojmë konsulta psikologjike dhe shërbime të nevojshme për të rinjtë që të kenë gjendje të mirë të shëndetit mendor.”, - deklaroi kryetari i Këshillit Rinor në RVM, Filip Ivkovski.
Sipas kryetarit të Këshillit Rinor, shërbimet psikologjike për ruajtjen e shëndetit mendor te të rinjtë, duhet të jenë në kuadër të shkollave, në kuadër të sistemit shëndetësor që të rinjtë të kenë mundësi më të mëdha për t’u shëruar dhe të mos kalojnë në përdorimin e substancave të dëmshme, siç ndodh rëndom.
FARIJE DAUTI BAKIJU
