Botë

Hekurudhat e RMV-së, Boçvarski: Punojnë me humbje, kemi ndarë 445 milionë denarë

25.01.2024 17:38

Hekurudhat e Maqedonisë së Veriut tanimë e sa vite janë duke punuar me humbje...

Hekurudhat e Maqedonisë së Veriut tanimë e sa vite janë duke punuar me humbje, dhe këtë e konfirmojnë edhe nga vet Qeveria, e cila tanimë në disa raste ka ndarë mjete shtesë për ta ndihmuar punën jorentabile të kësaj ndërmarrjeje. Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoja Boçvarski, ka pohuar se për vitin 2024, Hekurudhave të Maqedonisë - Transport i janë ndarë 445 milionë denarë nga buxheti i vendit, mjete këto të cilat janë në xhirollogarinë e Ministrisë së Transportit dhe këto mjete do t’i mund t’i marrin në bazë të procedurave ligjore për transportin jorentabil.
 
“Dua që t’ju informoj se 445 milionë denarë ndihmë financiare janë ndarë nga buxheti i vendit për ndërmarrjen Hekurudhat e Maqedonisë - Transport për vitin 2024, mjete këto të cilat janë në llogarinë e Ministrisë së Transportit, dhe këto mjete mund t’i marrin sipas procedurave për transportin jorentabil. Por, për t’i marrë këto mjete, sipas kësteve duhet që të punojnë, prandaj do t’i kisha rekomanduar që të fillojnë t’i operojnë linjat dhe të punojnë më shumë. Unë nuk di se a ka ndonjë ndërmarrje tjetër që pa punuar, presin që Qeveria apo Ministria t’ua paguajnë pagat dhe ta mirëmbajnë gjallë. Kjo është ndërmarrje, e cila duhet të gjenerojë profit për funksionim, për paga.”, - deklaroi ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoja Boçvarski. 
 
Boçvarski pohoi se Qeveria shumë shpejtë do të dalë me plan për racionalizim të shpenzimeve në këtë ndërmarrje, me të vetmin qëllim që t’i ulin shpenzimet. 
 
FITIM KRYEZIU