Botë

Rrëzimi i avionit rus, Zelenski kërkon hetim ndërkombëtar

25.01.2024 18:18

Për rrëzimin e avionit transportues ushtarak rus në rajonin kufitar të Belgorodit, presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski...

Për rrëzimin e avionit transportues ushtarak rus në rajonin kufitar të Belgorodit, presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski, fajëson Rusinë dhe kërkon një hetim ndërkombëtar për shkaqet e rrëzimit. Ai nuk e konfirmoi versionin nga Moska, sipas të cilit të burgosurit ukrainas ishin në avionin e rrëzuar dhe tani janë të vdekur. Shërbimi sekret ushtarak ukrainas po përpiqet të zbulojë se cili është fati i të burgosurve të luftës, tha Zelenski.
 
“Shërbimi i sigurisë së Ukrainës po heton të gjitha rrethanat. Unë kam udhëzuar Ministrinë e Punëve të Jashtme që t'u sigurojë partnerëve tanë informacionin në dispozicion të Ukrainës. Vendi ynë do të insistojë në një hetim ndërkombëtar.”, - deklaroi presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski.
 
Rusia ka akuzuar forcat ukrainase se kanë rrëzuar aeroplanin Illushin-76 në Belgorod me tre raketa armësh të dorëzuara në Ukrainë nga Perëndimi. Kërkoi një seancë urgjente të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
 
“Sapo u bë e ditur se ky ishte një fluturim që transportonte njerëz lufte për shkëmbim, propaganda ukrainase filloi menjëherë të fshinte raportet dhe të përpiqej të dilte me disa arsye të tjera. Prandaj, ne insistojmë në thirrjen e një takimi të Këshillit të Sigurimit ku pala ukrainase mund të shpjegojë se si ndodhi gjithçka.”, - theksoi ministri i Punëve të Jashtme i Rusisë, Sergej Lavrov.
 
Shtëpia e Bardhë thotë se nuk mund të konfirmojë informacionin për rrëzimin e aeroplanit transportues rus.
 
“Nuk kemi informacion të mjaftueshëm për të komentuar këtë rrëzim avioni, vetëm kemi parë raportet për të, po mundohemi të marrim më shumë informacione. E dini, ukrainasit pretendojnë një gjë, rusët pretendojnë një tjetër, dhe ne thjesht nuk dimë mjaftueshëm për ta komentuar këtë.”, - u shpreh zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Xhon Kirbi.
 
Betejat vazhdojnë në front. Mbi 14 dronë u rrëzuan, kryesisht në jug të Ukrainës. Njëzet persona vdiqën dje në një sulm me raketa në Kharkiv.
 
FITORE DEMOLLI