Maqedoni
Aksion policor në Gërçec dhe Shkup, shënjestrohet grupi kriminal që vriste për interes
25.01.2024 19:55
Aksion policor në Gërçec dhe 20 vende të tjera në Shkup....

Ministria e Punëve të Brendëshme në Bashkëpunim me Europolin kanë arrestuar 6 persona, pjesë e një bande kriminale të dyshuar për vrasje për hakmarrje, vrrasje për interes dhe trafikim narkotikësh. Një tjetër i dyshuar i grupit është arrestuar në Spanjë, ndërkaq disa anëtarë të tjerë të grupit jetojnë jashtë vendi. Gjatë aksionit janë sekuestruar një shumë e konsiderueshme parash, automjete luksoze dhe gjësende të tjera me vlerë.
“Grupi i organizuar kriminal është formuar për kryerjen e veprave penale: vrasje për hakmarrje, vrasje për interes, kështu që personat ortganizatorë kanë marrë vendime, kanë hartuar plane se kë të vrasin, kur dhe si. Vendimet i kanë zbatuar vetë ose përmes anëtarëve të grupit kriminal, të cilët I kanë pranuar dhe zbatuar ato. Ky grup kriminal, që ka vepruar në nivel ndërkombëtar, ka organizuar furnizime të drogave narkotike kokainë, nga vendet e Amerikës Jugore, para së gjithash nga: Kolumbia, Ekuadori, Brazili, Peruja dhe Bolivia dhe transportin e tyre në vendet e BE-së. Ndërkaq, një pjesë ka qenë e destinuar edhe për tregun narkotik në Maqedoninë e Veriut.”, tha ministëri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.
