Botë

Erdogan mbështeti padinë kundër Izraelit për gjenocid

25.01.2024 20:46

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan i tha presidentit të Afrikës së Jugut Cyril Ramaphosa...

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan i tha presidentit të Afrikës së Jugut Cyril Ramaphosa në një bisedë telefonike se ai mirëpret vendimin e Pretorias për të akuzuar Izraelin për gjenocid ndaj popullsisë palestineze të Rripit të Gazës përpara Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë.
 
Afrika e Jugut i kërkoi gjykatës të urdhërojë Izraelin të ndalojë sulmet ndaj palestinezëve.
 
Ndërsa Izraeli kërkoi që gjykata të pushonte çështjen.
 
Erdogan i tha Ramaphosa-s se Turqia do të veprojë në mënyrë që çështja të përfundojë në përputhje me ligjin ndërkombëtar dhe të drejtat e njeriut dhe “Izraeli të marrë dënimin që meriton“.
 
Ndërkohë, gjykata duhet të marrë një vendim nesër, raporton AP.