Futboll

Rooney e përjashton transferimin në Seria A

31.03.2015 15:22

Sulmuesi i Manchester United, Wayne Rooney thotë se nuk do të luajë në Itali gjatë karrierës së tij futbolistike...

Rooney, që nga viti 2004 është pjesë e Manchester United, kurse më herët ka luajtur edhe dy vjet të tjera për Evertonin.
 
“E kam shikuar Gabriel Batistuta duke luajtur për Fiorentinën, por unë e dua Premier Leaguen. Prandaj nuk do të luaj në Itali”, tha Rooney.
 
Menaxher i Anglisë, Roy Hodgson e ka konfirmuar së Rooney do të fillojë kundër Italisë së bashku me Harry Kane.