Formimi i Qeverisë teknike, Kuvendi do të konstatojë dorëheqjet

26.01.2024 10:58

Kuvendi i Republikës sot do ta mbaj mbledhjen e 139-të...

Kuvendi i Republikës sot do ta mbaj mbledhjen e 139-të, në të cilën pritet të konstatohet dorëheqja e kryeministrit Dimitar Kovaçevski dhe dorëheqja e kryetarit të Kuvendit republikan, Talat Xhaferi. 
 
Po në këtë seancë të sotme, pritet të zgjidhet kryetari i ri i shtëpisë ligjvënëse, deputeti Jovan Mitreski, i cili aktualisht është edhe koordinator i grupit parlamentar të LSDM-së. 
 
Konformë Marrëveshjes së Përzhinës dhe Ligjit për Qeveri, kryeministri dorëhiqet 100 ditë para zgjedhjeve parlamentare për t’i hap rrugë formimit të qeverisë teknike, të cilën kësaj rradhe do ta drejtojë, deputeti i BDI-së, aktualisht kryetar i Kuvendit në dorëheqje, Talat Xhaferi. 
 
Pas depunimit të dorëheqjeve nisi procedura për zgjedhjen e qeverisë teknike më 28 janar, njëqind ditë para zgjedhjeve të 8 majit.