Gir flet për zgjedhjet, të parandalohet poarizimi dhe dezinformatat

26.01.2024 10:21

Në prag të zgjedhjeve të dyfishta...

Në prag të zgjedhjeve të dyfishta, ambsadori i BE-së në vend, Dejvid Gir ka ftuar partitë politike që të ofrojnë zgjedhje të qartë për elektoratin si dhe të parandalojnë polarizimin dhe dezinformatat.
 
“Narrativa është që të kemi zgjedhje demokratike në Maqedoninë e Veriut. Rekordi i kaluar zgjedhor ka qenë shumë i suksesshëm dhe ne shpresojmë që partitë e ndryshme politike dhe kandidatët e ndryshëm do t’i ofrojnë një zgjedhje të qartë elektoratit. Ne duhet absolutisht të ndalojmë atë polarizim dhe dezinformim dhe të punojmë në procese zgjedhore paqësore, bashkëpunuese që do të jenë një histori suksesi, pavarësisht se kush i fiton zgjedhjet”.- ka deklaruar Gir, në manifestimin e organizuar nga Lëvizja Evropiane, ku u prezantuan prioritetet e presidencës belge të BE-së nga ambasadori i Belgjikës në Maqedoninë e Veriut me seli në Sofje, Frederik Meris.