Gjenocidi në Gazë, GJND-ja vendos sot në rastin kundër Izraelit

26.01.2024 10:40

Gjykata e Lartë e Kombeve të Bashkuara (OKB)....

Gjykata e Kombeve të Bashkuara do ta bëjë publik vendimin për rastin kundër Izraelit, lidhur me dyshimet për kryerje të gjenocidit në Gazë.
 
Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë mund të urdhërojë Izraelin që t’i japë fund fushatës ushtarake në Gazë, të nxitur prej sulmeve të Hamasit, më 7 tetor të vitit të kaluar. 
 
Megjithatë, gjykata nuk do të japë vlerësim nëse Izraeli është duke kryer gjenocid në Gazë. 
 
Në këtë fazë, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë do të prezantojë urdhra emergjentë, para se të analizojë akuza më të gjera për akte gjenocidale në Gazë – proces që pritet të marrë vite. 
 
Ky rast është dërguar në gjykatë prej Afrikës së Jugut, vend që beson se Izraeli është duke vepruar në kundërshtim me Konventën e OKB-së për Gjenocid, të vitit 1948, e cila është hartuar pas Luftë së Dytë Botërore dhe Holokaustit.