Kazani prezanton Dardan Shabanhaxhajn

26.01.2024 11:24

Sulmuesi Dardan Shabanhaxhaj i është bashkuar Mirlind Dakut...

Sulmuesi Dardan Shabanhaxhaj i është bashkuar Mirlind Dakut te Rubin Kazani. Skuadra sllovene Mura kanë bërë të ditur se Shabanhaxhaj do t’i bashkohet klubit rus me kompensim rekord. 
 
Në mediumet e ndryshme sllovene është njoftuar se Rubin Kazani është pajtuar t’i paguajë 1.2 milionë euro dëmshpërblim për Shabanhaxhajn. 
 
Sulmuesi 22-vjeçar ka nënshkruar kontratë për katër vjet e gjysmë, ndërsa do ta bartë fanellën me numrin 99. 
 
Shabanhaxhaj ka shënuar shtatë gola dhe ka kontribuar me tre asistime në 19 ndeshje në elitën e futbollit slloven.