SHBA, Allabama kryen ekzekutimin e parë me gaz azoti

26.01.2024 11:52

Allabama e ka ekzekutuar vrasësin e dënuar...

Allabama e ka ekzekutuar vrasësin e dënuar, Keneth Eugen Smith me gaz azoti, duke shënuar herën e parë që përdoret ky lloj ndëshkimi në Shtetet e Bashkuara.
 
Ai është dënuar më 1989 për vrasjen e Elizabet Senetit, akt i porositur prej burrit të viktimës, atëbotë predikues fetar.
 
Smith, 58-vjeçar, i ka humbur dy apelet në Gjykatën Supreme dhe një gjykatë federale, teksa ka argumentuar se ekzekutimi është mizor dhe ndëshkim i pazakonshëm.
 
Sipas Qendrës së Informacionit për Dënimet me Vdekje, Smith është personi i parë që ka vdekur duke përdorur gaz azoti, në gjithë botën.
 
Allabama dhe dy shtete tjera brenda SHBA-së, e kanë miratuar përdorimin e hipoksisë së azotit si metodë alternative për ekzekutim.
 
Pesë pjesëtarë të mediave janë transportuar me kamionetë në qendrën korrektuese për të qenë dëshmitarë të ekzekutimit.