Bostoni mbetet në krye të Lindjes
26.01.2024 11:55
Boston është gjithnjë lider në Konferencën e Lindjes...

Boston është gjithnjë lider në Konferencën e Lindjes, duke fituar sot 143-110 në fushën e Miami. Një ndeshje e komanduar nga miqtë, ku u dallua Tatum me 26 pikë, ndërkohë që 7 lojtarë të Celtics realizuan mbi 10 pikë.
Fiton edhe ekipi i Lakers, që mundi 141-132 Chicago, në një ndeshje spektakolare. Katër lojtarë të Lakers realizuan mbi 20 pikë (Russell me 29 më i miri), duke i bërë të pavlefshme 32 pikët e DeRozan për Bulls.
Sacramento mposhti në sekondat e fundit 134-133 Golden State, ku për miqtë u dallua Barnes, autor i 39 pikëve. 33 pikët e Curry mbetën për statistikë. Fiton edhe Indiana, që falë 26 pikëve të Siakam mundi 134-122 Philadelphia.
Minnesota rimerr kreun në Perëndim, duke mundur 96-94 Brooklyn, sfidë ku u dallua Toëns me 27 pikë. Bie skuadra kampione e Denver, që u mund thellë 122-84 nga New York. Për vendasit u dallua Anunoby me 26 pikë.
NBA-Rezulatet
Indiana – Philadelphia, 134-122
Washington – Utah Jazz, 108-123
Brooklyn – Minnesota, 94-96
Miami – Boston, 110-143
New York – Denver, 122-84
Golden State – Sacramento, 133-134
Lakers – Chicago, 141-132
