Sinner eliminon Xhokoviqin
26.01.2024 11:57
Tenisti Italian Jannik Sinner...
Tenisti Italian Jannik Sinner, është finalisti I parë I Australian Open, pasi në gjysmëfinale me rezultatin 3:1 (6:1, 6:2, 6:7, 6:3), e mundi kampionin e dhjetëfisht serbin Novak Xhokoviq.
Bartësi i katërt në “Melbourn Park”, Xhokoviqit në dy setat e parë ia dha vetëm tre gema 6:1, 6:2.
Tenisti më i mirë në botë, më pas e fitoi setin e trerë në "tie-break" (8:6) dhe kështu mbeti në garë për finale.
Në setin e katërt italiani Sinner, në gemin e katërt ia morri një shërbim serbit dhe avansoi me 3:1.
Kështu avantazhin e "break-ut" e ruajti deri në fund dhe siguroi kualifikim në finale e madhe të Grand Slam turnetu të parë për këtë vit. Kjo është finalja e parë për Sinner.