Vala e nxehtë godet Spanjën, temperatura vere në mes të dimrit

26.01.2024 12:25

Spanja është goditur nga një valë e të nxehtit....

Spanja është goditur nga një valë e të nxehtit në mes të janarit. Këtë të enjte u regjistruan temperatura rreth 30 gradë Celsius, sipas shërbimit lokal meteorologjik.
 
“Kjo e enjte ishte 29,5 gradë në Valencia dhe 27,8 gradë në Malaga, tha shërbimi, duke shtuar se temperaturat mbi 20 gradë u regjistruan në rreth 400 stacione meteorologjike. Një temperaturë e tillë është specifike për mesin apo fundin e qershorit, pra gjatë verës.”, tha zëdhënësi i shërbimit meteorologjik.
 
Sipas Dejvid Korrell, një studiues në Universitetin e Valencias, vapa në mes të dimrit, që prek juglindjen e Francës, shkaktohet nga prania e një anticiklon të fortë mbi Detin Mesdhe.
 
Valët e të nxehtit po ndodhin në kuadrin e thatësirës së madhe, veçanërisht në Andaluzi dhe Katalonjë në lindje, ku autoritetet kanë vendosur masa kufizuese për konsumin e ujit, pas tre vitesh reshje të pakta shiu.