Futboll
UEFA nis hetimet për Mali i Zi – Rusi
31.03.2015 15:54
Incidentet në ndeshjen Mali i Zi – Rusi do të hetohen nga UEFA...

Komisioni i Disiplinës ka hapur një çështje rreth ngjarjeve të takimit të zhvilluar në Podgoricë të premten që u pezullua që në fillimin e saj dhe më pas u ndërpre përfundimisht në minutën e 67’ për shkak të përplasjes mes futbollistëve.
Po hetohen të dy federatat, por akuzat më të rënda janë për Federatën Malazeze të Futbollit.
Federata ballkanese do të gjykohet për hedhje të sendeve të forta në fushë dhe flakadanëve që lënduan edhe portierin mik. Malazezët do të përgjigjen edhe për organizim të dobët të sfidës. Federata Ruse e Futbollit do të përgjigjet për hedhje të sendeve dhe flakadanëve në fushë nga tifozët e tyre.
Rusia që ka ndërmend të kërkojë 3 pikët në tavolinë duke bërë edhe një ankimim.
UEFA do të shyqrtojë të gjithë materialet, por ende nuk është përcaktuar një datë për senacën e Komisionit të Disiplinës.
Priten ndëshkime të rënda. Një përsëritje e dhunës si ajo e Beogradit, por me përmasa më të vogëla, pasi në takimin Serbi – Shqipëri futbollistët shqiptarë u dhunuan nga tifozeria, ndërsa nuk munguan edhe shfaqjet raciste.
