Botë

Bislimi: Për mosheqjen e masave, ka pakënaqësi mes vendeve anëtare

26.01.2024 14:10

Kosova i ka dërguar Bashkimit Evropian dhe vendeve anëtare një raport prej 48 faqeve për agresionin në Banjskë...

Kosova i ka dërguar Bashkimit Evropian dhe vendeve anëtare një raport prej 48 faqeve për agresionin në Banjskë, ka bërë të ditur zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi. Ai njëherit theksoi se Prokuroria duhet ta publikojë raportin dhe të lëshohet fletë-arrest ndaj Radojçiqit, si i dyshuari kryesor për organizimin e sulmit të armatosur në Banjskë të veriut të Kosovës.  
 
“Prokuroria ta publikojë raportin, ta nxjerrë fletë-arrestin për Radojçiqin dhe të gjenden kriminelët e tjerë. Ndihmona në këtë drejtim, që Radojçiqi të mos sillet i lirë rreth veriut. Sa herë që ai sillet i lirë, Serbia dhe kampet ushtarake të saj, përgatit dhe trajnon të rinj nga Kosova, rreziku i sigurisë do të jetë permanent.”, - deklaroi zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi. 
 
Masat ndëshkuese të BE-së, ende në fuqi, Bislimi: Kosova ka zbatuar planin katërpikësh
 
Bislimi, njëherit  ka thënë se pavarësisht se Kosova ka zbatuar pikat e planit katërpikësh, BE-ja ende nuk ka marrë vendim për heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës.
 
“Serbia nuk ka masa edhe për shkak të agresionit terrorist në Banjskë, d.m.th. ka një qasje krejtësisht të pabalancuar të BE-së dhe një qasje që ka dëmtuar vendin tonë.”, - theksoi zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi. 
 
Sipas numrit dy të Qeverisë së Kosovës, ka paqartësi brenda vendeve anëtare të BE-së se cili është mekanizmi për largimin e masave ndaj Kosovës. 
 
GYLTENE SINANI